Politike

Meta: Dhuna ndaj dy qytetarëve ka emrin e Ramës! Mosveprimi i policisë, detyrim ndaj të fortëve

Meta shprehet se është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari, hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike.

7 Korrik 2023, 18:30 Nga m.s
Meta: Dhuna ndaj dy qytetarëve ka emrin e Ramës! Mosveprimi i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është zëri i radhës që reagon për dhunën ndaj vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja, duke i lënë pa ndjenja. Meta që në krye të mesazhit të shpërndarë në Facebook, thotë se dhuna ka emrin dhe fytyrën e kryeministrit Rama, dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit. Për të, është tejet shqetësuese mosveprimi i Policisë së Shtetit. Meta shprehet më tej se është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari, hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike.

Reagimi i plotë

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të "Rilindjes", që grabisin zgjedhjet për t'i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

 

Xhelal dhe Përparim Rraja, vëllezër të deputetit Rrahman Rraja, me shkopinj e armë ndër duar, kanë sulmuar vellezërit Bilbil dhe Jashar Maja. Ndaj tyre është goditur disa herë derisa njëri prej tyre, Bilbil Maja humbi ndjenjat për shkak të dhunës fizike. 

ilir meta bilbil dhe jashar maja

Sondazh

Poll