Bota

Serbia nuk gjen qetësi! 14-vjeçari vret me pushkë gjuetie vëllanë më të vogël

Ata po luanin në oborr dhe më pas u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar. Vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie, vrapoi jashtë dhe qëlloi vëllain e tij të vogë.

7 Korrik 2023, 14:34 Nga f.i
Serbia nuk gjen qetësi! 14-vjeçari vret me pushkë gjuetie
pamje nga vendngjarja

SERBI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë, ku një 14-vjeçar ka vrarë me pushkë gjuetie vëllanë e tij 12-vjeçar, raporton Novosti.rs.

Tragjedia në familje ndodhi në fshatin Meduluzhje afër Mlladenovcit në Serbi, dje rreth orës 13:00. Dy vëllezërit ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë. Ata po luanin në oborr dhe më pas u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar. Vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie, vrapoi jashtë dhe qëlloi vëllain e tij të vogë.

Gjyshja ishte e pranishme në ngjarjen e rëndë dhe pas tragjedisë, vrapoi në oborr dhe filloi të thërrasë fqinjët duke bërtitur: "Thirrni ambulancën dhe policinë, shpejt".

Djali i madh pas vrasjes bërtiti: Kam vrarë vëllanë, kam vrarë vëllanë, çfarë do të bëj tani”.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje në shtëpinë e djalit. Për fat të keq, për Nikollën nuk pati shpëtim dhe Aleksandri shpejt u gjet dhe u dërgua në paraburgim.

vrasje ne serbi 14-vjecari vret vellain

Sondazh

Poll