Bota

Luks alla Vladimir Putin/ Kërkoi tren të blinduar me spa dhe sallon bukurie, kushtoi 75 mln dollarë (FOTOT)

Ka spa, sallon bukurie, madje edhe palestër.

7 Korrik 2023, 14:16 Nga k.m.
Luks alla Vladimir Putin/ Kërkoi tren të blinduar me spa dhe sallon
Pamje nga treni i Putin

RUSI- Një hetim i përbashkët nga Dossier Center, CNN, Süddeutsche Zeitung, Westdeutscher Rundfunk dhe Norddeutscher Rundfunk ka zbuluar se treni i blinduar i përdorur nga Vladimir Putin do t'u kushtojë taksapaguesve rusë 75 milionë dollarë.

Kompania Zirkon Service, e cila realizoi projektin, pajisi trenin e "pasagjerit kryesor" (një term i përdorur nga CEO i kompanisë Vladimir Lulaev për t'iu drejtuar Vladimir Putinit) me një hamam - dhe një sallon bukurie. Hetimi shqyrtoi afro 25,500 dokumente Zirkon, të cilat iu dorëzuan Qendrës Dossier nga një burim anonim. 

Direktiva për ndërtimin e një vagoni u dha nga kreu i Hekurudhave Ruse, Oleg Belozerov, në mars 2017. Karrocat përfshijnë objekte të tilla si një dhomë bukurie, palestër dhe madje edhe një hamam. Salla e bukurisë është e pajisur me pajisje mjekësore bazë që janë të afta të përballojnë çdo problem që mund të lindë dhe mund të rrezikojë jetën.

Zirkon është gjithashtu në proces përgatitjeje të dy vagonëve luksoze, njëra prej të cilave do të ketë një bar, ndërsa e dyta do të ketë gjashtë ndarje. Kostoja e ndërtimit të tyre arrin në 6.15 milionë dollarë.

Treni i Putinit po përmirësohet vazhdimisht dhe është i pagjurmueshëm, ndërkohë që nga jashtë ngjan me trenat e përdorur nga bashkatdhetarët e presidentit rus. Megjithatë, nga brenda është shumë ndryshe.

"Jo vetëm luks, por ultra-luks,"-tha Dmitri, një ekspert hekurudhor.

“Ajo ka një dush, një tualet të madh, televizorë të mëdhenj, ndërsa dekorimi është i dominuar nga druri. Armatura nuk mbulon të gjithë trenin, por pjesë të tij dhe është i nivelit III+, i cili mund të përballojë sulmin nga kallashnikovët dhe snajperët”.

Edhe pse treni është ndërtuar posaçërisht për Putinin, i forti i Kremlinit nuk udhëton i vetëm. Për të akomoduar nevojat e personelit të sigurisë, si dhe zyrtarëve të mundshëm të Kremlinit dhe mysafirëve privatë të Putinit, treni ka gjithsej 22 vagonë, por vetëm dhjetë prej tyre përdoren.

MË POSHTË KENI GALERINË E TRENIT: 

vladimit putin treni i putin

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2023, 12:48 f.i.

Kurti takon shefin e ri të EULEX-it

Giovanni Pietro Barbano dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të...