Bota

Vuçiç e 'kërcënoi' me hetim për akuzën e kontrabandës së armëve në Veri/ Deputetja britanike: E vërteta është e padiskutueshme!

Në një postim në Twitter, Kearns ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën, duke ironizuar presidentin serb.  

7 Korrik 2023, 14:06 Nga a.l
Vuçiç e 'kërcënoi' me hetim për
Alicia Kearns

SERBI- Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me kërcënimin e një dite më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha se do të niste hetim ndaj saj për akuzat se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë. Në një postim në Twitter, Kearns ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën, duke ironizuar presidentin serb.  

"E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është”, ka shkruar ajo.

Dje edhe sot ka pasur reagime të shumta rreth deklaratave të Vuçiçit për Kearns. Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, në një postim në Tëitter ka shkruar se Aleksandar Vuçiç, është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse.

alicia kearns

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2023, 12:48 f.i.

Kurti takon shefin e ri të EULEX-it

Giovanni Pietro Barbano dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të...