Bota

Pasojat e një lufte/ Raporti i UNICEF: Në Sudan, numër rekord i shkeljeve të të drejtave të fëmijëve

Shkeljet e rënda përfshijnë rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve nga luftëtarët, vrasjet dhe plagosjet, dhunën seksuale, rrëmbimet dhe sulmet në shkolla dhe spitale.

6 Korrik 2023, 16:48 Nga a.l
Pasojat e një lufte/ Raporti i UNICEF: Në Sudan, numër rekord i
Foto ilustruese

Një raport i publikuar së fundmi nga Agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara zbulon se është shënuar një numër rekord i shkeljeve të rënda të të drejtave të fëmijëve gjatë vitit të kaluar. 

Shkeljet e rënda përfshijnë rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve nga luftëtarët, vrasjet dhe plagosjet, dhunën seksuale, rrëmbimet dhe sulmet në shkolla dhe spitale.

UNICEF shprehu gjithashtu shqetësim të veçantë për gjendjen e tyre të vështirë në Haiti, Nigeri, Etiopi, Mozambik dhe Ukrainë, ku Rusia është vendosur në listën e zezë të OKB-së.

Duke folur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së , Omar Abdi, zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it tha se më shumë se 27,000 shkelje të rënda, nga 24,000 një vit më parë, janë numri më i lartë i verifikuar nga OKB që nga fillimi i raporteve të monitorimit të saj në 2005, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai tha se një konflikt serioz ka shpërthyer në Sudan ku mbi një milion fëmijë janë zhvendosur nga dhuna dhe OKB-ja ka marrë raporte se qindra janë vrarë dhe plagosur. Abdi tha gjithashtu se UNICEF pret një rritje të fëmijëve palestinezë të prekur për shkak të përshkallëzimeve të fundit të dhunës. 

unicef

Sondazh

Poll