Bota

Zvicra gati t’i bashkohet mbrojtjes ajrore evropiane

Vendi alpin është i dyti neutral pas Austrisë që sinjalizon synimin e tij për t'iu bashkuar Iniciativës Evropiane të Mburojës së Qiellit të nisur nga Gjermania vitin e kaluar.

6 Korrik 2023, 16:06 Nga a.l
Zvicra gati t’i bashkohet mbrojtjes ajrore evropiane
Foto ilustruese

ZVICËR-  Zvicra planifikon të marrë pjesë në një projekt të mbrojtjes ajrore mbarë-Europe të nisur si përgjigje ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.  Vendi alpin është i dyti neutral pas Austrisë që sinjalizon synimin e tij për t'iu bashkuar Iniciativës Evropiane të Mburojës së Qiellit të nisur nga Gjermania vitin e kaluar.

Ministrja zvicerane e Mbrojtjes Viola Amherd dhe homologu i saj austriak do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi në një takim të premten në Bernë me Boris Pistorius të Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Iniciativa Evropiane e Mburojës së Qiellit, ose ESSI, u propozua nga kancelari gjerman Olaf Scholz në gusht të vitit të kaluar si një mjet për të bashkuar përpjekjet e kontinentit për t'u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme të avionëve ose raketave. Ai do të plotësojë sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore të krijuara nga aleanca e NATO-s, në të cilën Austria dhe Zvicra nuk janë anëtare. 

zvicer

Sondazh

Poll