Bota

Rreth 436 emigrantë zbarkojnë në Lampedusa, një grua lind në një varkë

Emigrantët që mbërritën gjatë natës, të gjithë duke u nisur nga Sfax në Tunizi, thanë se ishin me origjinë nga Mali, Guinea, Bregu i Fildishtë, Liberia, Gambia, Pakistani, Senegali, Kameruni dhe Sudani. 

6 Korrik 2023, 16:10 Nga a.l
Rreth 436 emigrantë zbarkojnë në Lampedusa, një grua lind
Emigrantët

ITALI- Rreth 436 emigrantë zbarkuan në Lampedusa pasi 10 varkat me të cilat po udhëtonin u shpëtuan nga Garda Bregdetare dhe Guardia di Finanza duke filluar nga mesnata. 

Një grua shtatzënë, pjesë e grupit të emigrantëve që mbërritën në orën 00:45, u dërgua në klinikë pasi solli në jetë fëmijën e saj në kushte të papërshtatshme në varkë. Si gruaja ashtu edhe i porsalinduri u dërguan në spital për kontrolle, shkruajnë mediat e huaja. 

Emigrantët që mbërritën gjatë natës, të gjithë duke u nisur nga Sfax në Tunizi, thanë se ishin me origjinë nga Mali, Guinea, Bregu i Fildishtë, Liberia, Gambia, Pakistani, Senegali, Kameruni dhe Sudani. Dje në ishull u raportuan 14 ulje gjithsej me 589 persona. 

emigrante ne itali

Sondazh

Poll