Bota

Situata në Kosovë/ Vuçiç bisedë telefonike me Erdogan: E informova për ngjarjet që sollën përshkallëzimin e dhunës ndaj serbëve

Vuçiç dhe Erdogan diskutuan gjithashtu çështjet rajonale dhe ranë dakord se paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.

6 Korrik 2023, 16:21 Nga a.l
Situata në Kosovë/ Vuçiç bisedë telefonike me
Rexhep Taip Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç bën me dije se e informoi Erdoganin për situatën aktuale në veri të Kosovës. Vuçiç dhe Erdogan diskutuan gjithashtu çështjet rajonale dhe ranë dakord se paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.

“Bisedë konstruktive me presidentin e Turqisë, Erdogan. E kam informuar për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë”, shkroi Vuçiç në Instagram. 

Situata në Kosovë/ Vuçiç bisedë telefonike me
Postimi

aleksander vucic rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll