Bota

Komandanti amerikan: Avionët rusë “ngacmuan” dronët amerikanë në Siri

Avionët rusë hodhën flakë me parashutë përpara dronëve amerikanë, duke i detyruar ata të ndërmarrin veprime evazive.

6 Korrik 2023, 15:36 Nga a.l
Komandanti amerikan: Avionët rusë “ngacmuan” dronët
Pamje

SHBA- Një komandant amerikan tha se avionët luftarakë rusë kanë provokuar tre dronë amerikanë mbi Siri, ndërsa ata po merrnin pjesë në një mision kundër xhihadistëve, shkruajnë mediat e huaja.  

 “Ndërsa tre drone amerikane MQ-9 po kryenin një mision kundër objektivave të ISIS-it, tre avionë luftarakë rusë filluan të ngacmojnë dronët”, tha gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore Alexus Grynkewich në një deklaratë, duke përdorur një akronim për grupin e Shtetit Islamik.

Avionët rusë hodhën flakë me parashutë përpara dronëve amerikanë, duke i detyruar ata të ndërmarrin veprime evazive.

shba

Sondazh

Poll