Bota

Anëtarësimi i Suedisë në NATO/ Takohen sot ministrat e Jashtëm, përpjekja e fundit për të hequr veton turke

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po udhëheq bisedimet, të cilat do të përfshijnë ministrat e jashtëm të vendeve, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Zyrtarë të lartë nga Finlanda, e cila u bashkua me NATO-n në prill pasi trajtoi shqetësimet e Turqisë, planifikoi të merrnin pjesë.

6 Korrik 2023, 15:24 Nga a.l
Anëtarësimi i Suedisë në NATO/ Takohen sot ministrat e
Foto ilustruese

Zyrtarë të lartë nga Suedia dhe Turqia mbërritën sot në selinë e NATO-s për të shqyrtuar kundërshtimet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj anëtarësimit të vendit nordik në aleancën ushtarake dhe për të parë se çfarë mund të bëhet më tepër për të dalë nga bllokimi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po udhëheq bisedimet, të cilat do të përfshijnë ministrat e jashtëm të vendeve, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Zyrtarë të lartë nga Finlanda, e cila u bashkua me NATO-n në prill pasi trajtoi shqetësimet e Turqisë, planifikoi të merrnin pjesë, shkruan AP. 

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të shoqërohet në takime nga kryekëshilltari i Erdoganit, Akif Cagatay Kiliç, zëvendësministri i Jashtëm Burak Akcapar dhe shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalin, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme. 

anetaresimi i suedise ne nato

Sondazh

Poll