Sport

VIDEO / Zabaleta heq “spaletat” e trajnerit dhe rikthehet në fushë me gol!

Ndihmësi i Silvinjos zgjedh t’i kalojë pushimet duke luajtur futboll. Ish-mbrojtësi i njohur ka debutuar në ekipin e krijuar nga Aguerro, Kunisport.

6 Korrik 2023, 11:03 Nga DOSJA
VIDEO / Zabaleta heq “spaletat” e trajnerit dhe rikthehet në

SPANJE - Pas suksesit të arritur me Kombëtaren shqiptare në muajin qershor, Pablo Zabaleta i është kthyer edhe vetë fushave të blerta. Ndihmësi i Silvinjos zgjedh t’i kalojë pushimet duke luajtur futboll. Ish-mbrojtësi i njohur ka debutuar në ekipin e krijuar nga Aguerro, Kunisport.

Ky i fundit garon në kampionatin e ndërtuar nga Gerard Pique, që konsiston në ekipe me nga 7 lojtarë secili. Kunisporti ka mposhtur skuadrën Los Tronkos, ndërsa protagonist ishte edhe Zabaleta. Ndihmëstrajneri i Kombëtares ka shënuar gol në të ndeshje dhe ka lënë një impakt të mirë në fushën e lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll