Sport

Jo vetëm nga Barcelona, Inter Miami dëshiron të marrë edhe një yll nga Reali...

Lionel Messi (36 vjeç) dhe Sergio Busquets (34 vjeç) do të jenë sërish kolegë, por këtë herë te Inter Miami, të dyve, mund t'i bashkohet edhe një yll ndërkombëtar i futbollit.

6 Korrik 2023, 12:14 Nga DOSJA

Jo vetëm nga Barcelona, Inter Miami dëshiron të marrë edhe

SHBA - Pas transferimeve të dy yjeve, zyrtarët e skuadrës së MLS janë gati të japin një tjetër goditje. 

Portugezja ‘Relevo’ zbulon se Inter Miami po mendon të marrë edhe Eden Hazard (32 vjeç), i mbetur pa kontratë pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit të përfunduar së fundmi. 

Belgu ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin, por ka thënë vazhdimisht se dëshiron ta përfundojë marrëveshjen e tij.

Jo vetëm nga Barcelona, Inter Miami dëshiron të marrë edhe

Eden Hazard u mor si një yll i vërtetë nga Real Madridi në vitin 2019 prej Chelsea, duke paguar 115 milionë euro, por ylli belg nuk i përmbushi kurrë pritjet. I munguar shpesh nga problemet mjekësore, mesfushori bëri 76 ndeshje dhe shënoi 7 gola në katër sezonet e tij në kryeqytetin spanjol.

"Po, jam gati të vazhdoj të luaj. Në të njëjtën kohë, kam pushuar tre vitet e fundit, tani kam energji",- tha Eden Hazard, cituar nga ‘sport.es’. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll