PSG e shfrenon fantazinë, prezanton qendrën e re sportive për të cilën shpenzoi 300 mln euro!
FRANCE - PSG, do ta nisë sezonin e ri me një trajner të ri (Luis Enrique-n), por edhe me një qendër të re stërvitore me vler&...
Mbrojtësi portugez e ka bërë të qartë shumë here, se nuk ndihet më i qetë te kampionët e Anglisë dhe se do të preferonte të transferohej në një ekip tjetër.
SPANJE - Joao Cancelo u huazua te Bayern Munich, por kampionët e Gjermanisë vendosën të mos e blejnë përgjithmonë mbrojtësin e Manchester Cityt. Megjithatë, mbrojtësi portugez duket ka një marrëdhënie mjaft të paqëndrueshme me Pep Guardiolën, ndaj ai mund të largohet nga kampionët e Europës.
Sipas spanjolëve të ‘Sportit’, FC Barcelona do të insistonte për Joao Cancelon, por vetëm në formë huazimi. Katalanasit po përgatiten të bëjnë ofertën e parë për futbollistin e ‘Citizens’, por ka një problem të madh për skuadrën e Xavit. Manchester City preferon ta shesë atë përgjithmonë mbrojtësin dhe të mos e huazojë për një sezon tjetër.
Mbrojtësi portugez e ka bërë të qartë shumë here, se nuk ndihet më i qetë te kampionët e Anglisë dhe se do të preferonte të transferohej në një ekip tjetër. Joao Cancelo, i cili e mbylli sezonin te Bayern Munich, ka një vlerë tregut prej 50 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Në fund të janarit, Bayern Munich e mori Joao Cancelo në huazimi nga Manchester City. Mbrojtësi portugez u duk jashtëzakonisht i emocionuar për ardhjen e tij te kampionët e Gjermanisë.
“FC Bayern është një klub i madh, një nga më të mirët në botë dhe është një motiv i madh për mua që tani të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm. E njoh këtë klub, ky ekip jeton për trofe dhe fiton tituj çdo vit. Unë jam gjithashtu i uritur për sukses. Do të jap maksimumin për FC Bayern”,- kishte deklaruar Joao Cancelo.
Por së fundmi, bavarezët njoftuan zyrtarisht ndarjen me Daley Blind dhe Joao Cancelo. “Faleminderit për përpjekjet tuaja Joao Cancelo dhe Daley Blind! Ju dëshirojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Bayern Munich.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - PSG, do ta nisë sezonin e ri me një trajner të ri (Luis Enrique-n), por edhe me një qendër të re stërvitore me vler&...
ITALI - Marsin e kaluar, Bordi Ndërkombëtar (fuqia legjislative e futbollit botëror) dha direktiva të sakta që do të fillojnë...
SPANJE - Pas suksesit të arritur me Kombëtaren shqiptare në muajin qershor, Pablo Zabaleta i është kthyer edhe vetë fushave të...
SPANJE - Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në ‘garën’ për nënshkrimin e talentit turk Arda Guler-it dhe tani &eu...
PORTUGALI Rosario Central, Benfica, Real Madrid, Manchester United, Paris Saint-Germain, Juventus dhe më pas sërish Benfica. Ky është rru...
SPANJE - Pas deklaratave të Nasser Al Khelaifi pasditen e së mërkurës (07/05) se Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të humbas&eum...
ARGJENTINE - Një incident i pabesueshëm është regjistruar në ndeshjen e futbollit mes Argentino de Merlo dhe Sacatsipas për divizi...
ANGLI - Ylli kinez i tenisit Yibing Wu thuhet se u rrëzua gjatë ndeshjes hapëse të Wimbledonit kundër francezit Tiafoe t&...
ANGLI - Wright la një karrierë në futboll për t'u bërë yll në OnlyFans dhe ndan rregullisht foto glam n...
BRAZIL - Skandalet nuk pushojnë kurrë në jetën e Neymar, ndërsa e ardhmja e tij në PSG mbetet në ajë...