Aktualitet

13 Tetor 2019, 13:48 Nga DOSJA

TIRANËDosja.al ka zbardhur dëshminë e Elvis Gaçaj, “Gabelit” të klanit Duka që u la një ditë më parë nën masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat, nga Gjykata e Durrësit. Në sallën e gjyqit, Gaçaj është shprehur se arma me të cilën u kap në momnetin që u arrestua disa ditë më parë nga Policia e Durrësit, e mbante për vetëmbrojtje.

E kam për vetëmbrojtje. Mua më kanë bërë tri atentate deri më tani,”- mësohet të ketë thënë 44-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.

Nga ana tjetër, miku i tij Klajdi (Konstandin) Drizaj, dhe e dashura e “Gabellit” kanë mohuar të kenë dijeni për armën që u sekuestrua në momentin që të tre po udhëtonin në një automjet tip “BMW” në qytetin e Durrësit.

E dashura e Elvis Gaçajt është lënë e lirë, e ndërsa Drizaj është nën hetim nën masën “detyrim paraqitjeje”.

44-vjeçari u vu në pranga para katër ditësh nga Policia e Durrësit teksa lëvizte në qytetin e Durrësit me të dashurën dhe mikun e tij Drizajn.

Policia ka marrë informacion se këta persona lëviznin me armë zjarri pa leje dhe ka nisur një operacion të koduar Taulantia. Gaçaj dhe dy të tjerët kanë refuzuar të ndalojnë në postbllokun e ngritur nga policia, duke mos pranuar që t’i nënshtroheshin kontrolleve.

Drizaj ka hedhur armën e zjarrit, një pistoletë CZ Ceke, dhe ka tentuar që të largohet.

Pasi janë arrestuar, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar, arma e zjarrit pa leje, fishekë dhe makina tip BMW.

“Gabeli” është një nga të akuzuarit kryesor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të këtij viti në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Elvis Gaçaj është arrestuar edhe në prill nga Policia e Shtetit, por ka mundur që të fitojë lirinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elvis gacaj deshmia e elvis gacajt e dashura e elvis gacajt klajd drizaj klani duka arrestohet elvis gacaj deshmia e elvis gacajt e dashura e elvis gacajt klajd drizaj klani duka

Sondazh

Poll