Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Burg në pavionin e Kirurgjisë për Bledar Toçin, vëllai në qeli për drogë: Kokainën e përdorte baba

13 Tetor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Vrasja në Kavajë/ Burg në pavionin e Kirurgjisë për

Kavajës- Gjykata e Kavajës ka lënë në burg Bledar Toçin, Shefin e Sigurisë të burgut të Durrësit, i cili u arrestuan pak ditë më parë për vrasjen e Dritan Haxhollit. Vendimi ndaj tij u dha në spitalin e Durrësit, pasi ky fundit ndodhet nën mjekim pas plagosjes në qafë gjatë përplasjes me armë me viktimën. E njëjta masë sigurie u dha sot edhe ndaj vëllait të tij Benard Toçit,i cili akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjatë dhënies së masës Toçi ka deklaruar se kokainën e përdorte babai i tij si qetësues.

Ky vendim i sotëm për Bledar Toçin është kundërshtuar nga avokati i tij mbrojtës, i cili polici vrau Xhahollin në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Bledar Toçi ka qenë në kushtet klasike të mbrojtjes së nevojshme se është qëlluar dy herë me armë nga një person i cili ka kryer disa vepra penale shumë i rrezikshëm me automatik në dorë. masa e kërkuar nga prokurori nuk përputhet me atë që kërkon ligji. ka qenë punonjës i sigurisë së burgjeve. Ne kërkuam arrest në shtëpi dhe për shkaqe shëndetësore”, tha avokati i tij, Luaan Mansaku.

Sa i përket faktit që Toçi kishte me vete armën e shërbimit kur nuk ishte në detyrë, avokati u shpreh: “Mendoj se nuk ka të bëjë fare me ligjin, se nuk i ndalohet të mbajë armë jashtë shërbimit”.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet benard toçi bledar toci dritan haxholli vrasja per te dashuren ne kavaje benard toçi bledar toci dritan haxholli vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll