Aktualitet

Asnjë gjallesë e ngordhur! Vijon monitorimi i lumit Buna pas alarmit nga Mali i Zi (Foto)

13 Tetor 2019, 13:28 Nga DOSJA
Asnjë gjallesë e ngordhur! Vijon monitorimi i lumit Buna pas alarmit

SHKODËR– Vijon monitorimi i bregut të lumit Buna që pas ngritjes së alarmit nga Mali i Zi se ky lum është krejtësisht i ndotur dhe me kafshë të egra. Strukturat përkatëse kanë vijuar monitorimin e bregut të lumit Buna në pjesën shqiptare dhe deri më tani rezulton se nuk është gjetur asnjë lloj shpendi apo kafhsë e ngordhur.

Monitorimi vijon ende, ndërkohë që ditën e premte po në këtë zonë, nga Darragjati i Dajçit deri në Pulaj të Velipojës u gjetën të groposura mbi 100 pula në shtatë gropa të ndryshme, duke sjellë kështu ndotjen e gjithë territorit.

 

 

Në lidhje me ndotjen e lumit Buna, Mali i Zi i ka dërguar një notë proteste qeverisë shqiptare duke kërkuar marrjen e masave. Në bregun e lumit Buna për rreth 3 km nga grykderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura.

Pala malazeze akuzon se e pulat dhe kafshëve të ngordhura vijnë nga Shqipëria, pasi sipas drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi,  Vesna Dakoviq në territorin e tyre nuk ka ferma dhe as pulari.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ministri Blendi Klosi, i cili është shprehur se do hetohet gjithçka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmohet mali i zi për lumin buna ndotja në lumin buna alarmohet mali i zi për lumin buna ndotja në lumin buna

Sondazh

Poll