Aktualitet

Tentoi të trafikonte 2.5 ton drogë/ Ekstradohet nga Franca 31-vjeçari shqiptar (EMRI)

13 Tetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Tentoi të trafikonte 2.5 ton drogë/ Ekstradohet nga Franca

Tiranë- Ekstradohet nga Franca 31-vjeçari me iniciale Juri Bedinaj  pasi ishte i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve. Juri Bedianj bashkë me 8 persona të tjera tentuan të trafikonin  2.5 tona hashash nga Shqipëria për në Gjermani.

Të akuzuarit në këtë çështje janë   Emiljano Çili, Artur Riza, Festim Lelaj, Harmejlindo Tufa, Juri Bedinaj, Arbi Mustafa, Adjel Çaushaj, Skënder Siqeca dhe  Sokol Hamzallari.

Kamioni me drogë u kap më 3 janar 2017, i cili u nis nga Porti i Durrësit për në drejtim të Ankonës në Itali.  Automjeti drejtohej nga Dhimo Koraj i cili kishte marrë përsipër të trafikonte lëndën narkotike drejt Italisë, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte në Gjermani ku pritës i saj ishte Euron Hoti.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Franca një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Paris/Francë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar J. B., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Për trafikimin e lëndës narkotike, shtetasi J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet juri bedinaj trafik droge drejt gjermanisë juri bedinaj trafik droge drejt gjermanisë

Sondazh

Poll