Aktualitet

Gjuajtje me kallashnikov dhe kontrolle blic/ Ndodh për herë të parë, ushtria shqiptare stërvitje me Forcat Detare (VD)

13 Tetor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Gjuajtje me kallashnikov dhe kontrolle blic/ Ndodh për herë të

TIRANË- Policia Ushtarake ka zhvilluar për herë të parë stërvitje të përbashkët me grupin e bordingut të Forcës Detare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Xhaçka shkruan se qëllimi i stërvitjes mes Policisë Ushtarake dhe grupit të Bordingut të Forcës Detare është ndërveprimi në operacionet komplekse që mund të zhvillohen në det dhe në tokë.

“Për herë të parë Policia Ushtarake zhvilloi stërvitje të përbashkët me grupin e bordingut të Forcës Detare me qëllim ndërveprimin në operacionet komplekse që mund të zhvillohen në det e në tokë.”,-shkruan Xhaçka në Facebook.

Siç shihet edhe në video ushtria është duke zhvilluar operacion. ku nuk mungojnë edhe të shtënat me kallashnikov dhe kontrollet.

(J.V/ E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forcat detare operacione ne det e ne toke policia ushtarake forcat detare operacione ne det e ne toke policia ushtarake

Sondazh

Poll