Aktualitet

U kap me drogë/ Lihet në burg vëllai i Bledar Toçit, habit avokati: Kokainën e përdorte si qetësues babai i policit

13 Tetor 2019, 08:26 Nga DOSJA
U kap me drogë/ Lihet në burg vëllai i Bledar Toçit, habit

Kavajë- Gjykata e Kavajës dha sot  masën e sigurisë “arrest me burg” për  vëllain e Bledar Toçit, i cili u arrestuan pak ditë më parë për vrasjen në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli. Benard Toçi, vëllai i policit akuzohet për shtije dhe prodhim narkotikësh pasi në banesën e tij u gjetën 7 doza kokaine.

Për këtë akuzë të fundit avokati i tij në seancë ka deklaruar se kokaina që u gjet në banesën e vëllezërve Toçi përdorej si qetësues dhimbjen e kokës të babait të tyre.

“Arrestimi i Benard Toçit është i paligjshëm. I ati i Benardit ka pohuar se konsumon kokainë për efekt qetësues. Në këto rrethana duhet hetim i thelluar. Masa arrest me burg nuk duhet pranuar. “, është shprehur avokati në seancë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet benard toçi bledar toci vrasja per te dashuren ne kavaje benard toçi bledar toci vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll