Aktualitet

Tenderi i paralajmëruar, si i dorëzoi Posta Shqiptare 37,793,147 lekë tek klienti i preferuar

13 Tetor 2019, 12:23 Nga DOSJA

TIRANË-Posta Shqiptare vonoi po nuk harroi. Tenderin e hapur në mes të korrikut, e rihapi në fund të shtatorit dhe e mbylli në tetor. Një përpjekje e dështuar për të fshehur gjurmët e një tenderi të paravendosur në mënyrë okulte. Përveç datës, Posta Shqiptare është munduar të fshehë edhe fituesin e vërtetë. Ja historia e plotë e një tenderi korruptiv:

Në 16 korrik 2019 u hap procedura: “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të alarmit e të vëzhgimit, marrjes në rrugë valore të sinjaleve të alarmit, verifikimit dhe reagimi me grup të gatshëm në të gjitha Filialet e Degët dhe shërbimin me GPS/GPRS për automjete e Postës Shqiptare” (Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë). Sapo ndodhi kjo, në bazë të specifikimeve të bëra nga Posta Shqiptare, Dosja.al paralajmëroi një tender, ku fituesi ishte i paravendosur. Elektrosek, i preferuari i Postës, do të fitonte. Fituesi duhet të shpallej në shtator, por u shty, për shkak të frikës nga media. Procedura u anulua pa asnjë shpjegim publik, për tu rihapur në 26 shtator. Në 9 tetor Posta vendosi të shpallte fituesin: Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë: “S.A.S.” sh.p.k NIPT K31526053M & “Elektrosek” sh.p.k., NIPT L12122013A & “Arb Security” NIPT K72223025M & “Nazeri-2000” sh.p.k., NIPT K31422029Q, & “Trezhnjeva” sh.p.k. NIPT K19303605O, Përfaqësuar me prokurë nga “S.A.S.” sh.p.k NIPT K31526053M.

Në përpjekjen për të mbuluar skandalin e paralajmëruar, zbulohet edhe arseja e vërtetë e anulimit të procedurës së korrikut, rihapja e procedurës së shtatorit dhe shpallja fitues e një bashkimi operatorësh. Pasi e kishte paravendosur fituesin që në korrik, të gjendur përballë denoncimit të Dosja.al, Posta Shqiptare, nuk mund ta shpallte Elektrosek fitues. Atëherë anuloi tenderin, e rihapi atë në shtator, ku Elektrosek u paraqit si pjesë e një bashkimi operatorësh, kur i pari del S.A.S sh.p.k. dhe i dyti Elektrosek. Bashkimi i operatorëve fiton tenderin dhe Posta, si struci mendon që është fshehur duke mbuluar kokën e tenderit.

Në fakt mjaftoi një kërkim i thjeshtë në QKB, për të parë se pronari i S.A.S. sh.p.k është Albi Mane,  ndërsa pronari i Elektrosek është Ilir Mane. Për të shmangur gjurmët, tenderi është ndarë brenda familjes. Pyetja është: Pse drejtuesit e Posta Shqiptare, nuk mundën as ta fshihnin siç duhet fituesin pas denoncimit? Pse janë kaq të detyruar tek Elektrosek?

 

 

 

 

A ishte kjo oferta më e mirë? Në dokumentin e shpalljes së tenderit dhe të njoftimit të fituesit, mund ta shikoni qartë se bëhet fjalë për të njëjtën shumë, 37,793,147 lekë, nuk ka lëvizur asnjë qindarkë. Drejtuesi i Postës dhe klienti i tij i preferuar, kanë shpenzuar për të fshehur gjurmët, por jo për të kursyer paratë tona.

 

 

Njoftimi i fituesit shërbimi valor GPS (Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

 

Kaq mjafton që auditi i brendshëm i qeverisë apo prokuroria, nëse do kenë sadopak dëshirë të ndalojnë shpërdorimin e parasë publike, të bëjnë një hetim. Nëse nuk e shohin akoma të arsyeshme, Dosja.al do të zbulojë detaje të tjera në ditët në vijim.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkimi i operatoreve skandali me posten shqiptare tenderi i postes shqiptare bashkimi i operatoreve skandali me posten shqiptare tenderi i postes shqiptare

Sondazh

Poll