Politike

Protesta/ Lleshaj në Shkodër: Dialog me opozitën, por jo negociata (Video)

2 Mars 2019, 14:35 Nga DOSJA
Protesta/ Lleshaj në Shkodër: Dialog me opozitën, por jo

SHKODËR- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri nga Shkodra, ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste.

Më pas, fjalën e ka marrë ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë. Duke vijuar me pas fjalën tek Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi.

Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet. Sandër Lleshaj: Jemi ne nje situate ku policia e shtetit eshte shume e angazhuar per shkak te protestave te fundit ne Shqiperi. Megjithate deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdoje qe ta zbatoje.

Protestuesit kane ushtruar dhune ndaj policise por policia ka mbajtur qendrimin e duhur. Ne kemi vetem dy objektiva ku e para ne rast se ata do bejne dy hapa, policia do beje nje hap por gjithmone ne zbatim te ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi te gatshem qe te dialogojme me opoziten por jo te bejme negociata.

Dialogu eshte e vetmja rruge per te zgjidhur gjithçka. Protestat jane me grafik nga opozita thua se vetem dite enjte apo shtune vijne problemet. Eshte e pakonceptueshme se si njerezit gjat dites bejne punen ne administrate dhe me pas pasdite vijne dhe dhunojne institucionet ne Tirane.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati kriza politike paulin sterkaj protesatt e opozites sander lleshaj senida mesi ditmir bushati kriza politike paulin sterkaj protesatt e opozites sander lleshaj senida mesi

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2019, 13:22

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjed...