Bota

Të pakënaqur me pagat/ Rreth 300 mijë mësues protestojnë në Angli, SINDIKATA: Grevë deri më datë 7 korrik

Mësuesit, të cilët janë anëtarë të Unionit Kombëtar të Arsimit (NEU), sindikata më e madhe e arsimit në Evropë kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë deri më datë 7 korrik. 

5 Korrik 2023, 15:19 Nga a.l
Të pakënaqur me pagat/ Rreth 300 mijë mësues
Foto ilustruese

ANGLI- Të pakënaqur me pagat, mësuesit në Angli janë ngritur sërish në protestë pasditen e kësaj të mërkure. Sipas mediave të huaja, rreth 300 mijë mësues nisën sot valën e grevave për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pagat. Mësuesit, të cilët janë anëtarë të Unionit Kombëtar të Arsimit (NEU), sindikata më e madhe e arsimit në Evropë kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë deri më datë 7 korrik. 

“Ne nuk duam të bëjkmë grevë por arsimi po shkatërrohet nga një qeveri që nuk na vlerëson as punën që bëjmë. Sekretarja e arsimit refuzoi të rihynte në negociata me arsyetimin se ajo dhe Departamenti i saj po prisnin botimin e rekomandimit të Trupit Shqyrtues të Mësuesve të Shkollës për pagën”, njoftoi sindikata.

Vendimi për grevën erdhi pasi sindikata ra dakord me 17 Qershor për dy ditë të tjera greve.

 

proteste ne angli

Sondazh

Poll