Bota

Izraeli i jep fund operacionit dy-ditor në Jenin! Vijojnë shkëmbime zjarri me Gazën

Sulmi i ushtrisë izraelite shkaktoi përplasje të forta mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve palestinezë, të ndjekur nga përleshje të dhunshme në rrugë midis të rinjve dhe forcave palestineze të sigurisë.

5 Korrik 2023, 13:59 Nga f.i
Izraeli i jep fund operacionit dy-ditor në Jenin! Vijojnë
foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ka përfunduar operacionin e tij në kampin e refugjatëve Jenin pas dy ditësh përleshje të dhunshme, nga ku mbetën të vrarë dymbëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit, shkruan BBC.

Raportohet se forcat izraelite filluan të largoheshin nga Jenin, kampi i refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku ata kishin kryer një operacion dy-ditor me dronë dhe trupa ushtarakë. Në orët para të mëngjesit të ditës së sotme, Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza, të cilat ishin një përgjigje ndaj pesë raketave të lëshuara nga militantët e Gazës më herët gjatë natës, të cilat u kapën të gjitha, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Sirenat u ndezën në qytetin jugor izraelit të Sderot dhe në qytetet përreth. Mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë deri tani për sulmin me raketë. Sulmi i ushtrisë izraelite shkaktoi përplasje të forta mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve palestinezë, të ndjekur nga përleshje të dhunshme në rrugë midis të rinjve dhe forcave palestineze të sigurisë.

Ushtria tha se e mbante "organizatën terroriste Hamas përgjegjëse për të gjitha aktivitetet terroriste që burojnë nga Rripi i Gazës dhe do të përballet me pasojat e shkeljeve të sigurisë kundër Izraelit". Ndërkohë OKB-ja tha mbrëmë se kishte dëme të konsiderueshme në rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike, ndërsa ushqimi, ilaçet dhe formula e qumështit për fëmijë po mbaronin.

izrael

Sondazh

Poll