Bota

Temperatura përvëluese, të hënën bota përjetoi ditën më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve

Temperatura mesatare globale më 4 korrik arriti në 17.18C (62.924F).

5 Korrik 2023, 13:44 Nga a.l
Temperatura përvëluese, të hënën bota përjetoi
Foto ilustruese

Sipas të dhënave nga Qendrat Kombëtare të SHBA për Parashikimet Mjedisore ditën e hënë bota përjetoi ditën më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve. 

Temperatura mesatare globale më 4 korrik arriti në 17.18C (62.924F). Ndërsa temperaturat rriten, të nxitura nga efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, shkencëtarët paralajmërojnë se gjatë gjashtë javëve të ardhshme temperaturat do të vijojnë në shifra rekord, shkruajnë mediat e huaja.  

"Kushtet El Nino janë zhvilluar në Paqësorin tropikal për herë të parë në shtatë vjet, duke vendosur terrenin për një rritje të mundshme të temperaturave globale dhe modele të motit dhe klimës shkatërruese. El Nino ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, dhe episodet zakonisht zgjasin nëntë deri në 12 muaj. Është një model klimatik i natyrshëm i lidhur me ngrohjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Oqeanin Paqësor tropikal qendror dhe lindor. Por kjo ndodh në kontekstin e një klime të ndryshuar nga aktivitetet njerëzore", tha Organizata Botërore Meteorologjike (ëMO) të mërkurën.

Para të hënës, temperatura mesatare globale më e lartë që bota kishte parë ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve ishte 16.9C (62.42F), e parë në gusht 2016. 

ndryshimet klimatike

Sondazh

Poll