Bota

'Vandalizoi' Koloseun pasi gdhendi emrin e tij dhe të dashurës, turisti: Nuk e dija se ishte një monument antik

I riu Ivan Dimitrov, gjimnast nga Bullgaria, ka kërkuar falje në lidhje me veprimin e tij dhe ka pretenduar se e bëri atë që bëri sepse nuk e dinte që vendi ishte monument arkeologjik.

5 Korrik 2023, 14:36 Nga a.l
'Vandalizoi' Koloseun pasi gdhendi emrin e tij dhe të
Turisti

ITALI- Turisti 27 vjeçar i cili një javë më parë gjatë një vizite në Itali, gdhendi inicialet e emrit të të dashurës së tij në një mur të Koloseut ka reaguar për herë të parë për lajmin e bujshëm.  I riu Ivan Dimitrov, gjimnast nga Bullgaria, ka kërkuar falje në lidhje me veprimin e tij dhe ka pretenduar se e bëri atë që bëri sepse nuk e dinte që vendi ishte monument arkeologjik.


Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale turisti bullgar shihej duke gdhendur emrin e tij dhe të dashurës së tij me një çelës në një mur të brendshëm të amfiteatrit të lashtë romak. 

koloseu ne rome

Sondazh

Poll