Bota

Medvedev: Lufta do të përfundojë nëse NATO ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë

Ndërkohë, zyrtari nënvizoi se ushtria ruse po përjeton probleme të caktuara, si çdo ushtri. 

5 Korrik 2023, 14:42 Nga a.l
Medvedev: Lufta do të përfundojë nëse NATO ndalon
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev deklaron se operacioni ushtarak special do të përfundonte brenda disa ditësh nëse SHBA dhe vasalët e saj ndalojnë dërgimin e armëve në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Nëse NATO, kryesisht SHBA dhe vasalët e saj, ndalojnë dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, operacioni ushtarak special do të përfundonte pas disa muajsh; dhe nëse ata ndalojnë dërgimin e armëve të tyre tani, atëherë operacioni special do të përfundojë brenda pak ditësh. Në fakt, çdo luftë, madje edhe një luftë botërore, mund të ndalet shumë shpejt. Ose nëse nënshkruhet një traktat paqeje ose nëse dikush bën atë që bëri SHBA në 1945, kur përdori armët e saj bërthamore dhe bombarduesit në qytetet japoneze – Hiroshima dhe Nagasaki. Ata, në të vërtetë, i kanë dhënë fund fushatës së luftës në atë kohë, me një kosto jetët e gati 300,000 civilëve,” theksoi ai.

Ndërkohë, zyrtari nënvizoi se ushtria ruse po përjeton probleme të caktuara, si çdo ushtri. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll