Bota

Meloni takim me homologun e saj në Poloni: Duam të ndalojmë imigracionin e paligjshëm

Gjatë konferencës për media, Meloni u shpreh se të dyja vendet kanë një qëllim, ndalimin e emigracionit të paligjshëm.

5 Korrik 2023, 14:30 Nga a.l
Meloni takim me homologun e saj në Poloni: Duam të ndalojmë
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim në Varshavë me homologun e saj polak, Mateusz Morawiecki. Takimi dypalësh u zhvillua pasi Polonia dhe Hungaria bllokuan një marrëveshje mbi paktin e ri të BE-së për migracionin dhe azilin në Këshillin Evropian javën e kaluar. Gjatë konferencës për media, Meloni u shpreh se të dyja vendet kanë një qëllim, ndalimin e emigracionit të paligjshëm, shkruajnë mediat italiane. 

“Pozicioni ynë me Poloninë është në thelb i njëjtë: ne duam të ndalojmë imigracionin e paligjshëm. Për sa kohë Europa mendon se do ta zgjidhë problemin duke diskutuar se si të trajtohet imigracioni i paligjshëm kur është përhapur tashmë në territorin europian, ne nuk do të gjejmë një zgjidhje reale”, tha kryeministrja italiane në fund të takimit.

Në lidhje me Samitin e ardhshëm të NATO-s, Georgia Meloni nënvizoi se qeveritë e Romës dhe Varshavës kanë rënë dakord që të kërkohen garanci reale sigurie për Ukrainën. 

giorgia meloni

Sondazh

Poll