Bota

Rebelimi i "Wagner" mbylli kompaninë! E dashura e Putin merr pozicionin kryesor në grupin mediatik të Prigozhin

Kabaeva, e cila ka shërbyer si kryetare e bordit të NMG që nga viti 2014 dhe është një aleate besnike e presidentit rus, është e pozicionuar mirë për të qenë një nga ata që do të përfitojnë nga kolapsi i interesave korporative të Prigozhin.

5 Korrik 2023, 14:48 Nga f.i
Rebelimi i "Wagner" mbylli kompaninë! E dashura e Putin merr
Vladimir Putin dhe Alina Kabayeva

RUSI- E dashura e shumëpërfolur e presidentin rus Vladimir Putin, Alina Kabayeva është presidentja e Grupit Kombëtar të Medias (NMG) dhe tani ka zëra se ajo mund të marrë pozicionin kryesor në grupin mediatik të Prigozhin Patriot, shkruan Blic.rs.

Mediumi i Prigozhin, i cili përfshin dhjetëra kompani mediatike, u mbyll javën e kaluar pas revoltës së Wagner në fund të qershorit. Megjithatë, ka pasur raporte se degët e saj mund t'i shiten NMG-së. 

Kabayeva, e cila ka shërbyer si kryetare e bordit të NMG që nga viti 2014 dhe është një aleate besnike e presidentit rus, është e pozicionuar mirë për të qenë një nga ata që do të përfitojnë nga kolapsi i interesave korporative të Prigozhin.

yevgeny prigozhin vladimir putin alina kabayeva

Sondazh

Poll