Sport

Mesfushori Arturo Melo, që pati fatin të luante me tre yjet e futbollit modern, bën “skanerin” për Messi, Neymar dhe Ronaldon

Më kujtohet se si, kur ishim bashkë në mensën e Juventusit, Cristiano gjithmonë shikonte pjatat e të tjerëve dhe bënte shaka për atë që kishim për të ngrënë.

4 Korrik 2023, 17:42 Nga DOSJA
Mesfushori Arturo Melo, që pati fatin të luante me tre yjet e

BRAZIL - Mesfushori i Juventusit, braziliani Arturo Melo, ka përmbushur ëndrrën e shumë fëmijëve në mbarë botën, të luajë përkrah tre prej futbollistëve më të mirë modernë:  Cristiano Ronaldon te “Zonja e Vjetër”, Lionel Messi te Barcelona dhe Neymar në kombëtaren braziliane. 

Në intervistën e tij sot për “Mundo Deportivo”, 26-vjeçarit brazilian iu kërkua të thoshte disa fjalë për secilin prej tyre.

“Cristiano Ronaldo është mbresëlënës si sportist dhe si person. Ai përpiqet të përmirësohet çdo ditë. Më kujtohet se si, kur ishim bashkë në mensën e Juventusit, ai gjithmonë shikonte pjatat e të tjerëve dhe bënte shaka për atë që kishim për të ngrënë. Ai është një profesionist i madh, nuk kam parë një person tjetër me mentalitetin e tij. Përsa i përket cilësive të tij futbollistike, çdokush mund t'i shohë rezultatet e tij.

Leo Messi është i jashtëzakonshëm, ndoshta futbollisti më i mirë në histori, të paktën ndër tre më të mëdhenjtë. Pata rastin të ndaj shumë momente të mrekullueshme me të në dhomën e zhveshjes. Ai është pak më i rezervuar, por është një djalë goxha zemërmirë. Është e mahnitshme se si ai e lexon lojën, si dhe sa kohë ka luajtur në nivelin më të lartë. Askush nuk mund ta arrijë këtë.

Hera e parë që takova Neymar ishte në ekipin kombëtar. Unë isha ende në Gremio atëherë dhe ai më ndihmoi shumë. Nei është shumë i interesuar për të tjerët dhe këtë mund ta konfirmoj nga përvoja personale. Sa i përket atij si futbollist, të gjithë i shohin cilësitë e tij. Më pëlqen”,- ka komentuar Artur Melo për publikimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll