Braziliani Philippe Coutinho, gati për një transferim surprizë...
ANGLI - Zhvillimet e brazilianit nuk ishin në lartësinë e pritjeve të Unai Emery, trajnerit që realizoi një nga surprizat m...
Luis Enrique (53 vjeç) është pasardhësi i Christophe Galtier (56 vjeç) dhe prezantimi i tij zyrtar si trajner i PSG-së do të bëhet në ditët në vijim.
![]()
FRANCE - Trajneri Luis Enrique është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi kombëtarja spanjole u eliminua nga Maroku, në fazën e 16-tës së Botërorit të Katarit.
Nga sa raportohet, Luis Enrique ka arritur dakortësinë për të drejtuar skuadrën franceze të PSG-së sezonin e ardhshëm, ndaj tashmë ka nisur punës dhe sipas “Fichajes” është gati të largojë jo më pak se 15 lojtarë nga skuadra, ku pritet të zyrtarizohet.
Emrat më të zëshëm në “listën e zezë” të teknikut spanjol janë Mauro Icardi (30 vjeç), Leandro Paredes (29 vjeç) dhe Kylor Navas (36 vjeç).
Të tjerë futbollistë që Luis Enrique nuk i do më në “Parc de Princes” janë Georiginio Wijnaldum (32 vjeç), Julian Draxler (29 vjeç), Lewin Kurzawa (30 vjeç), Edouard Michut (20 vjeç), Ayman Kari (18) , Djeidi Gassama (19), Kenny Nagera (21), Mathyas Randriamamy (20), Anfane Ahamada (21), Colin Dagba (24) dhe Junior Dina Ebimbe (22).
Pasi Leo Messi (35) u largua për në Inter Miami, parizienët u rifokusuan dhe bënë disa transferime të bujshme. Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, jo më pak se gjashtë lojtarë do të shpallen si pjesë e re e PSG-së në ditët në vijim.
Milan Skriniar (28 vjeç) vjen si transferim i lirë nga Interi, ashtu si edhe Marco Asensio (27 vjeç), i cili ka përfunduar angazhimin me Real Madridin. Si lojtar i lirë do të nënshkruajë edhe Cher Ndour (18 vjeç) nga Benfica.
Grupi nga Hexagon paguan 22 milionë euro për Kang-in Lee (22 vjeç), i cili bëri një sezon të shkëlqyer në fanelën e Mallorcës. Transferimi i pestë do të jetë Lucas Hernandez (27 vjeç), për të cilin Bayern Munich do të marrë jo më pak se 45 milionë euro.
Futbollisti më i shtrenjtë që do të mbërrijë në “Parc des Princes” është Manuel Ugarte (22 vjeç). Për portugezin, PSG pagoi Sportingun jo më pak se 60 milionë euro.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Zhvillimet e brazilianit nuk ishin në lartësinë e pritjeve të Unai Emery, trajnerit që realizoi një nga surprizat m...
ANGLI - Ylli i Chelsea, sulmuesi amerikan Christian Pulisic synon një kalim te AC Milan, i cili ka ofruar 15 milionë euro për të. Futbollis...
ITALI - Marcelo Brozovic ka pranuar superofertën e Al Nasr për t'u transferuar në Arabinë Saudite për tre vitet e ardhshme,...
SHBA - David Beckham, përveç performancës në fushën e futbollit, ka pushtuar disa herë mediat, edhe për ndryshimet e...
FRANCE - Nga dita në ditë pritet “divorci” zyrtar i Paris Saint-Germain me Christophe Gaultier, pasi të dy palët ran&e...
Erling Haaland (M) Umar Kamani (D) dhe Tommy Hilfiger FRANCE - Me përfundimin e detyrave sportive, pas sezonit të tij të mrekullueshëm ...
GJERMANI - Transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen, i cili drejtohet nga spanjoli Xabi Alonso, nuk ka përfunduar, por bise...
ITALI - Dileta Leota ka hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe natyrisht ka nisur të kërkojë nj&eum...
TURQI - Wanda Nara ka bërë gjithçka në këtë jetë. Ajo është martuar dy herë, ka pesë fëmij&...
FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappé vazhdon të flitet me pasiguri totale midis një zgjatjeje me PSG-në (të cil&e...