Sport

Braziliani Philippe Coutinho, gati për një transferim surprizë...

Në moshën 31-vjeçare, Philippe Coutinho, një lojtar rezervë te Aston Villa në sezonin e përfunduar, mund të largohet nga Evropa për një përvojë në zonën e Gjirit.

4 Korrik 2023, 15:31 Nga DOSJA

Braziliani Philippe Coutinho, gati për një transferim surprizë...

ANGLI - Zhvillimet e brazilianit nuk ishin në lartësinë e pritjeve të Unai Emery, trajnerit që realizoi një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Premier League: kualifikimin në Conference League me skuadrën në Villa Park.

Coutinho mund të largohet nga Aston Villa, ku humbi vendin e tij si titullar. Ish-ylli i “Anfield” dhe “Camp Nou” mori në këtë periudhë transferimi, dy oferta nga zona e Gjirit.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, njëri prej tyre është nga Al-Ettifaq, skuadra e marrë së fundmi nga ish-legjenda e skuadrës në Liverpool, Steven Gerrard.

Braziliani Philippe Coutinho, gati për një transferim surprizë...

Në vitin 2018, Coutinho ishte protagonist i një transferimi mbresëlënës nga Liverpooli te Barcelona, ​​për 135 milionë euro. Në “Camp Nou”, braziliani nuk u zhvillua siç pritej, ndaj u largua shpejt nga skuadra.

Skuadra e parë në Evropë ku Coutinho luajti ishte Interi, i cili e transferoi atë në vitin 2008 nga Vasco da Gama. Më pasuan Espanyol dhe Liverpool, ku ky i fundit arriti të ketë paraqitjet më të mira të karrierës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll