Sport

Ish-ylli anglez, David Beckham, zbulon ‘sekretin’ e gërshetave të tij të famshme…

Ish-futbollisti anglez, David Beckham, përveç talentit në fushë, është bërë i njohur edhe për ndryshimet e vazhdueshme të modeleve të flokëve. Ja arsyeja pse është penduar për njërën prej tyre.

4 Korrik 2023, 14:22 Nga DOSJA

Ish-ylli anglez, David Beckham, zbulon ‘sekretin’ e gërshetave

SHBA - David Beckham, përveç performancës në fushën e futbollit, ka pushtuar disa herë mediat, edhe për ndryshimet e vazhdueshme të modeleve të flokëve.

Ylli anglez zbuloi në një intervistë për "SUN" të vërtetën që qëndron pas frizurës së tij të famshme me gërsheta.

Ai tregon: "Ne ishim në jug të Francës me familjen time dhe me ne ishte një nga shoqet e Viktorias, e cila është parukiere. E pyeta nëse mund të më bënte diçka për flokët dhe ajo tha se do t’i bëj gërsheta për ty. Unë i thashë, nuk e di se çfarë është, por bëje."

Ish-ylli anglez, David Beckham, zbulon ‘sekretin’ e gërshetave

Ish-ylli anglez vazhdoi duke thënë: “Njerëzit më pyesin nëse kam pasur shqetësime për ndonjë prej modeleve të mia të flokëve, dhe megjithëse nuk jam penduar për asnjërën prej tyre, jam penduar vetëm për gërshetat.

Arsyeja e vetme që jam penduar për këtë model flokësh të veçantë, është sepse i kisha flokët me gërsheta, unë takova të madhin Nelson Mandela."

Ish-ylli anglez, David Beckham, zbulon ‘sekretin’ e gërshetave

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll