Sport

Isco në mes të katër rrugëve prej 7 muajsh, “i dëshpëruar” i vetafrohet një skuadre!...

Isco (31) është aktualisht pa kontratë, pasi ka luajtur vetëm 19 ndeshje për Sevillan në gjysmën e parë të sezonit të kaluar.

4 Korrik 2023, 17:18 Nga DOSJA
Isco në mes të katër rrugëve prej 7 muajsh, “i

SPANJE - Pasi u largua nga Andaluzia në dhjetor, ish-lojtari i Real Madridit negocioi me disa skuadra, por asgjë nuk u materializua. Isco zhvilloi diskutime me skuadra të tilla si Union Berlin, Cruz Azul ose Rayo Vallecano, por gjithçka dështoi për shkak të kërkesave shumë të larta për pagë të spanjolit.

Sipas raportimeve të Fichajes, mesfushori është i “dëshpëruar” për të gjetur një ekip për të performuar në sezonin e ardhshëm, ndaj dhe i ka propozuar një klubi të rëndësishëm në La Liga.  Sipas burimit të cituar, Isco i ka ofruar shërbimet e tij Villarrealit, një ekip që përfundoi në vendin e pestë në sezonin e përfunduar së fundmi në Spanjë. 

“Nëndetësja e Verdhë” do të ishte gati ta merrte ish-futbollistin nga Real Madrid, por pengesa e madhe ishte rroga shumë e lartë që ai kërkon: 6 milionë euro! 

Francisco Roman Alarcon Suarez "Isco" performoi te Real Madrid midis 2013 dhe 2022 dhe ka fituar pesë Champions League dhe tre tituj kampion të Spanjës me ‘los blancos’. Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës për Klube katër herë me ekipin e Madridit.

Para sezonit 2022/2023, Isco nënshkroi një kontratë dyvjeçare me FC Sevilla, të cilën e ndërpreu në dhjetor. Nëse vlera e mesfushorit ishte 90 milionë euro në tetor 2018, tani ajo është në kufinjtë e 5 milionë eurove, sipas transfermarkt.com.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll