Aktualitet

Autokombanja përplaset me kamionin në aksin Fier –Seman, bllokohet qarkullimi rrugor

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe ajo e rendit, pasi është krijuar kaos në trafik në të dyja kahet e rrugës.

4 Korrik 2023, 12:10 Nga m.s
Autokombanja përplaset me kamionin në aksin Fier –Seman,
foto ilustruese

FIER- Një aksident fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në aksin Fier-Seman, ku një autokombanjë është përplasur me një kamion. Siç duket, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit si dhe mungesa e sinjalistikës dhe rruga e ngushtë që nuk lejon shkëmbimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, ka sjellë edhe këtë aksident.

Në këtë aks rrugor, për shkak të aksidentit është bllokuar qarkullimi rrugor për 1 km. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe ajo e rendit, pasi është krijuar kaos në trafik në të dyja kahet e rrugës.

 

aksident fier-seman

Sondazh

Poll