Aktualitet

FOTO- 'Objektiv' ishte Bejtja, ky është viktima e atentatit mafioz në Krujë

Sino është kunati i Gentian Bejtjas.

4 Korrik 2023, 09:43 Nga A.B
FOTO- 'Objektiv' ishte Bejtja, ky është viktima e atentatit
Ramazan Sino

TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, 29-vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fushë-Krujë. Sino është kunati i Gentian Bejtjas. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve.

Krimi i rëndë ndodhi në mesnatë në banesën e Gentian Bejtjas. Pas vrasjes, 3 autorët janë larguar e më pas kanë djegur mjetin që përdorën në krim. Makina tip 'Golf 5' pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur.

Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

ramazan sino

Sondazh

Poll