Aktualitet

Itali/ Gruaja moldave helmon burrin shqiptar me ilaç miu, në shtëpi iu gjet një shiringë me helm

Muajt e fundit, 54-vjeçari ishte shtruar disa herë në spitalin e Rimini-t , pothuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma të helmimit.

4 Korrik 2023, 09:45 Nga m.s
Itali/ Gruaja moldave helmon burrin shqiptar me ilaç miu, në
foto ilustruese

ITALI- Një 54-vjeçar shqiptar dyshohet se është helmuar disa herë nga gruaja e tij 46-vjeçare, e cila tashmë është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa gruaja i ka mohuar të gjitha akuzat.

46-vjeçarja me origjinë moldave tentoi disa herë të helmonte dhe vriste burrin e saj me ilaç miu, dhe në përfundim të një hetimi nga Prokuroria e Riminit u arrestua, raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Riminit, 46-vjeçarja kishte tentuar vazhdimisht të helmonte bashkëshortin e saj, një shtetas shqiptar 54-vjeç. Hetimi për këtë ngjarje nisi në korrik 2022. Gruaja dyshohet se përdori ilaç miu për t'i dhënë fund jetës së burrit të saj. Nga analizat rezultoi se në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të elementëve kimikë, të përmbajtur në helmin e minjve.

Muajt e fundit, 54-vjeçari ishte shtruar disa herë në spitalin e Rimini-t , pothuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma të helmimit.

Duke marrë shkas nga numri i shpeshtë i shtrimeve, departamenti i mjekësisë së brendshme të spitalit Romagna vendosi të shihte më qartë, duke kërkuar analiza që konfirmuan se burri ishte helmuar me helm miu. Në atë moment mjekët, duke krahasuar analizat me shtrimet e mëparshme, kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza substancash vdekjeprurëse sa herë që shkonte në spital.

Arrestimi i gruas u bë më 28 qershor 2023, ku u caktua në paraburgim dhe më pas u dërgua në "arrest shtëpiak" në shtëpinë e nënës së saj. 54-vjeçari u tha hetuesve se i vetmi person që mund ta helmonte ushqimin ishte gruaja e tij. Në shtëpi u gjet një shiringë që përmban një substancë, aktualisht të panjohur, e cila mund të jetë helm për minjtë.

Megjithatë, pas arrestimit, 46-vjeçarja moldave hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke theksuar përmes avokatit se si ajo dhe bashkëshorti hanin gjithmonë bashkë, dhe se porcionet bëheshin direkt në tavolinë, duke hedhur poshtë mundësinë për ta helmuar.

ilac miu helmim

Sondazh

Poll