Aktualitet

Atentati mafioz në Krujë/ Familjes së Bejtjas iu bë PRITË, u qëlluan sapo zbritën nga makina, ROLET e 3 autorëve

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Wolswagen'.

4 Korrik 2023, 08:41 Nga A.B
Atentati mafioz në Krujë/ Familjes së Bejtjas iu bë
Banesa

KRUJË- Detaje të reja rreth vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së djalit të Gentian Bejtjas, 18-vjeçarit Alvi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 15 minuta pas mesnate, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes së 42 vjeçarit Gentian Bejtja.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Sinos dhe nipit të tij, Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë. Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Volswagen'.

Pas plumbave autorët u larguan nga vedngjarja. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.

'Objektiv' i sulmit ishte Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme. Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë./Dosja.al

vritet ramazan sino gentian bejtja

Sondazh

Poll