Aktualitet

Atentati ndaj Bejtjas në Krujë, shoqërohen në Polici vëllezërit Bami dhe Marklen Haka

Për ngjarjen e rëndë, ende nuk është marrë në pyetje Gentjan Bejtja dhe të afërmit e tij, pasi ndodhen në gjendje të rënduar për shkak të plagosjes së dy fëmijëve të mitur. 

4 Korrik 2023, 11:31 Nga a,b
Atentati ndaj Bejtjas në Krujë, shoqërohen në Polici
Durim Bami dhe Marklen Haka

KRUJË- Marklen Haka, Durim Bami dhe Valter Bami janë shoqëruar në komisariat, për të dhënë dëshminë e tyre për atentatin që ndodhi në banesën e Gentjan Bejtjas, aty ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën dy të mitur. 

Për ngjarjen e rëndë, ende nuk është marrë në pyetje Gentjan Bejtja dhe të afërmit e tij, pasi ndodhen në gjendje të rënduar për shkak të plagosjes së dy fëmijëve të mitur. 

Ndërkohë, raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja.

Deri më tani dyshohet se autorët ishin 3. Ata kanë djegur mjetin me të cilin kryen krimin e më pas u larguan në drejtim të paditur. Brenda mjetit të shkrumbuar, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

gentjan bejtja durim bami marklen haka valter bami

Sondazh

Poll