'LIGJET'/ “Jam krenar”, Opozita i kthehet zv.ministrit Lamallari: Një fëmijë 13 vjeç për pak u vra në shtëpinë e tij. Policët janë kthyer tutorë kanabisi
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi pyeti zëvendës ministrin sesi mund të jetë krenarë kur në vend po ndodhin krime gati çdo ditë.
TIRANË- Deklarata e zëvendës ministrit të Ministrisë së Brendshme se është krenar për punën e institucionit që drejton, u shoqërua me replika të ashpra nga ana e opozitës. Gjatë komisionit të Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi pyeti sesi mund të jenë krenarë kur në vend po ndodhin krime gati çdo ditë. Në mbledhjen e sotme, Komisioni i ligjeve dhe i Sigurisë pati debate lidhur me mungesën e sigurisë dhe nivelin e lartë të kiminalitetit në vend. Por edhe kultivimin dhe shitjen e drogërave. Deputetët e opozitës i kërkuan informacion, zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, për ngjarjet kriminale, që ndodhin çdo ditë, duke thënë se qytetarët nuk kanë siguri as në shtëpitë e tyre. Ndërsa ai tha se ishte krenar për punën e bërë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për kriminalitetin në vend.
PJESË NGA DEBATI:
Lamallari: Përsa kohë unë jam në atë institucion, prej 6 vitesh, faktet janë fakte. Jam shumë krenar dhe e them me përgjegjësi. Janë dhe institucionet zbatuese, kemi dhe drejtori që përkujdesen për parandalimin dhe zbatimin e ligjit, siç është dhe ISHP. Jam krenar dhe e them me përgjegjësi. Nuk mohojmë se ka krime, por as nuk do ketë asnjëherë.
Çupi: Për ça është krenar? Vrasje e krime përditë. Është e papranueshme, mes mund të thotë ai ashtu. Nuk jemi në kafe këtu që të japë mendim. Ai është përfaqësues i ministrisë dhe ka detyrimin të japë shpjegime.
Dogjani: Një fëmijë 13-vjeçar të shkojë në shtëpi dhe të vritet? Ça krenarie? Të vritesh në shtëpi…apo si në rastin e 13-vjeçarit që vritet te dera e shtëpisë? Që vriten dy veta në Dukagjin? Që vritet tjetri në shtëpi atje? Ju të vini këtu dhe të thoni; situata nuk është mirë. Këtu duhet të dihet se çfarë kërkon qytetari shqiptar. Kërkojmë të jemi të sigurt në shtëpitë tona. Po pihet drogë në shkolla. A është detyra e tyre për ta parandaluar? Flas si qytetar. Më vjen keq që vini këtu dhe thoni; jam krenar që pihet drogë dhe që vritet.
Metaliaj: A funksionon sistemi i parandalimit të krimeve? Kudo parcela me kanabis. Kudo inspektorë të Policisë që fshihen duke qenë edhe tutor të atyre parcelave.
Komisioni i ligjeve shqyrtoi këtë të hënë marrëveshjen me Mbretërinë e Arabisë Saudite për luftën ndaj krimit dhe konventën për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, që u miratua me dakordësi nga të dyja palët. Lidhur me ratifikimin e konventës ndërkombëtare për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, Lamallari bëri me dije se “kjo konventë është nënshkruar nga Shqipëria në 23 nëntor 2005”.
“Të gjitha aktet që parashikohen në konventë, duhet të transpozohen në ligjin vendas. Në kuadër të procesit screening, ne rishikuam kuadrin ligjor që Shqipëria kishte nënshkruar në përmbushje të detyrimeve karshi Kombeve të Bashkuara. Prandaj, ne vendosëm të procedojmë me këtë nisëm të qeverisë shqiptare për ta sjell në komision e për të vijuar me ratifikimin e kësaj konvente,” -bëri me dije Lamallari.
Teksa në mbledhje u diskutua konventa për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi informacione nëse ka burime radioaktive në vendin tonë apo jo.
BISEDA NË MBLEDHJE:
Çupi: A keni informacion mbi burimet radioaktive në Shqipëri? Çfarë ka të shtuar ky kontroll? Mirë që firmosim letrat, por çështja është që të kontrollojmë territorin. Mbetet në letra, apo kemi informacione për burime radioaktive?
Lamallari: Në territorin e Republikës së Shqipërisë për gjendjen materiale radioaktive, por jo bërthamore. Ato janë për qëllime dobiprurëse, për shkencën dhe mjekësinë. Rregullat dhe standardet janë të përcaktuara. Ne jemi palë tashmë. Janë dhe institucionet zbatuese, kemi dhe drejtori që përkujdesen për parandalimin dhe zbatimin e ligjit, siç është dhe ISHP. Jam krenar dhe e them me përgjegjësi. Nuk mohojmë se s’do ketë asnjëherë. Faktet janë fakte..
Në fund, marrëveshja kaloi në Komision me miratimin e të dy palëve...
Sondazh
ATENTATI në Krujë- Kontrolle në banesa, shoqërohen 3 persona në komisariat
KRUJË-Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar tre persona në komisariat, si persona që kanë dijeni për at...
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë! Bilanci akoma më i rëndë, u plagosën dy djemtë e tij, njëri vetëm 10-vjeç
Gentian Bejtja TIRANË- Detaje të reja nga atentati që ndodhi gjatë mesnatës në banesën e Gentian Bejtjas. Sipas asaj q&e...
Itali/ Gruaja moldave helmon burrin shqiptar me ilaç miu, në shtëpi iu gjet një shiringë me helm
foto ilustruese ITALI- Një 54-vjeçar shqiptar dyshohet se është helmuar disa herë nga gruaja e tij 46-vjeçare, e cila ta...
FOTO- 'Objektiv' ishte Bejtja, ky është viktima e atentatit mafioz në Krujë
Ramazan Sino TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, 29-vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fush&e...
Atentati në Krujë ndaj Bejtjas/ Autorët vodhën mjetin në Tiranë, brenda tij gjenden 3 kallashnikovë
KRUJË- Detaje të reja rreth atentatit mafioz që ndodhi gjatë mesnatës. 3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës...
Njoftime për stakim energjie, punime, por dhe muzikë në faqen e 'OSHEE'
OSHEE TIRANË- OSHEE në faqen zyrtare në 'Facebook' tregon çdo ditë raste të shkëputjes së energjisë elektrik...
Atentati mafioz në Krujë/ Familjes së Bejtjas iu bë PRITË, u qëlluan sapo zbritën nga makina, ROLET e 3 autorëve
Banesa KRUJË- Detaje të reja rreth vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së djalit të Gentian Bejtjas, 18-vjeçarit Alvi.&n...
Vrasja e kunatit të Bejtjas në Krujë! 'KLEÇKA'- Si do zbardhet atentati? Kamerat i hoqi policia....
Gentian Bejtja KRUJË- Detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrar...
Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe shi/ Si do të variojnë temperaturat sot
Moti TIRANË- Vendi ynë paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara përgjatë vijës bregd...
ATENTATI/ Autorët kishin 'objektiv' dikë tjetër, i vranë kunatin! Kush është Gentjan Bejtja, u ka shpëtuar 2 atentateve
Gentian Bejtja KRUJË- Fshati Larushk i Krujës u trondit gjatë mesnatës nga një atentat që i mori jetën Ramazan Sino...
