Aktualitet

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë! Bilanci akoma më i rëndë, u plagosën dy djemtë e tij, njëri vetëm 10-vjeç

Fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.

4 Korrik 2023, 10:00 Nga A.B
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë! Bilanci akoma më i
Gentian Bejtja

TIRANË- Detaje të reja nga atentati që ndodhi gjatë mesnatës në banesën e Gentian Bejtjas. Sipas asaj që raportohet përveç Alvi Bejtjas, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i 42-vjeçarit. Sipas të njëjtave burime në urgjencë kanë mbërritur të plagosur 2 fëmijë, njëri prej tyre Alvi (që sipas Policisë është 13-vjeç) i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar.

Ndërsa fëmija tjetër, 10- vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Nga atentati me armë zjarri, humbi jetën Ramazan Sino, ndërsa shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. 

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve./Dosja.al

gentian bejtja

Sondazh

Poll