Politike

Rama në Durrës, lëshon gojën për Bashën: I ka dalë bilbilushi, i ka rënë gjethja e fikut!

2 Mars 2019, 14:13 Nga DOSJA
Rama në Durrës, lëshon gojën për Bashën: I ka

DURRËS- Në një kohë kur të gjithë e prisnin që kryeministri Edi Rama të shkonte në Shkodër aty ku ishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Socialistëve në këtë qytet, kryeministri Edi Rama ndryshon axhendë dhe shkon në Durrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ishte sot në asamblenë e PS në Durrës.

Rama shkon në Durrës pa njoftuar askënd, dhe takimi nuk është pasqyruar as në ERTV.

Në Shkodër, dega e PD kishte organizuar një protest nëse do të shkonte Rama, dhe siç duket kjo ka bërë që Rama të ndryshojë axhendë.

Burimet shtojnë se Rama është shprehur para të pranishme, se lëvizja e opozitës për të djegur ka qenë aq fatale, sa kryetarit të PD i ka rënë “gjethja e fikut” dhe ka dalë cullak”.

“Gabim idiot i Lulit me mandatet. Tani i ka rënë gjethja e fikut dhe i ka dalë bibilushi“.-mësohet se është shprehur Rama.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryebashkiaku i Durrësit , Vangjush Dako, dhe kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, që në një moment shihet teksa vështron çuditshëm Ramën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja e ps ne durres djegia e mandateve te opozites edi rama protestat e opozites asambleja e ps ne durres djegia e mandateve te opozites edi rama protestat e opozites

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2019, 13:22

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjed...