Sport

Është bërë! Njihuni me ekipin e ri të Harry Kane, detajet duhet ende të përpunohen...

Harry Kane do të largohet nga Tottenham, pasi ra dakord për një lëvizje në një forcë të futbollit ndërkombëtar.

3 Korrik 2023, 17:05 Nga DOSJA
Është bërë! Njihuni me ekipin e ri të Harry Kane,

ANGLI - I kërkuar nga Real Madrid dhe PSG, sulmuesi britanik ka pranuar propozimin e Bayern Munichut, pasi dy skuadrat të bien dakord për aspektet financiare.

Pak ditë më parë kampionët e Bundesligës kishin bërë një ofertë prej 70 milionë paundë, por  Tottenham e refuzoi ofertën e gjermanëve. Ndërkohë, që ‘Tuttomercatoweb’, bën të ditur se bavarezët e Bayern do t’i shtonin edhe 10 milionë paundë ofertës së tyre të dytë. Pritet fjala e Spurs...

Që nga bashkimi me Tottenhamin, Harry Kane ka bërë 435 ndeshje, duke shënuar 280 gola dhe duke ofruar 64 asistime në rreth 35.000 minuta për klubin. Faqet e specializuara të internetit i japin atij një vlerësim tregu prej 90 milionë eurosh .

Me 213 gola të shënuar në Premier League, Harry Kane është golashënuesi i dytë, pas  Alan Shearer, i cili shënoi 260 herë. Ish-sulmuesi i Newcastle, ka bërë një deklaratë qesharake, kur u pyet për transferimin e anglezit te Bayern.

"Nëse Harry Kane dëshiron të shkojë në Bayern, unë do ta shtyj makinën e tij atje. Gjithçka për të mbrojtur rekordin tim të golave ​​në Premier League,"- ka thenë me shaka Alan Shearer, sipas ‘The Athletic’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll