Sport

Ibra në telashe me Helenën? Gjatë një nate në Beograd, suedezi u kap në një klub me një këngëtare të përfshirë në një skandal…

Zlatan, së fundmi i tha lamtumirë futbollit në radhët AC Milan, ka vendosur t’i japi vetes pak pushim…

3 Korrik 2023, 15:36 Nga DOSJA
Ibra në telashe me Helenën? Gjatë një nate në Beograd,

SERBI - Suedezi legjendar Zlatan Ibrahimović, para pak kohësh i ka dhënë lamtumirën karrierës së tij futbollistike dhe sipas të gjithave gjasave ka vendosur t'i japë vetes pak pushim, duke ndenjur dhe vizituar edhe klubet e natës së Beogradit. Shumë u kënaqën kur panë legjendën e futbollit që e viziton shpesh Serbinë dhe deshën të fotografohen me të.

Një nga fotot, që ka dalë në rrjetet sociale, e tregon Zlatan në krahët e një këngëtareje dhe shumë njerëz kanë pyetur veten se kush ishte. Bëhet fjalë për këngëtaren Ivana Bojanovic, e cila njihet për performancat e saj në klubet e natës serbe. Ajo njihet edhe për akuzat e një këngëtari, por asnjëherë nuk i ka komentuar ato publikisht atë skandal.

Shumë, teksa kanë pare foton bërë shaka në komente e tyre, se Zlatan do të ketë probleme me partneren e tij Helena, e cila është me të që nga viti 2002, për shkak të kësaj fotoje.  Çifti Ibrahimovic, së bashku kanë pasur dy djem, Maximilijan, i lindur në 2006 dhe Vincent, i lindur në 2008. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll