Sport

8 yje të Barcelonës kanë marrë ofertat të mira! Presidenti Laporta tregon emrat…

Joan Laporta, presidenti i FC Barcelona, ka bërë të ditur se tetë lojtarë të tjerë janë bërë objektiv i transferimeve të mundshme këtë verë.

3 Korrik 2023, 15:55 Nga DOSJA
8 yje të Barcelonës kanë marrë ofertat të mira!

SPANJE - Pas ndarjes me Antoine Griezmann, Trincao, Samuel Umtiti, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, FC Barcelona mund t'i thotë 'lamtumirë' edhe tetë lojtarëve të tjerë të famshëm të skuadrës ‘blaugrana’.

Zyrtari më i lartë i klubit katalanas nominoi Andreas Christensen, Pedri, Gavi, Ronald Araujo, Marc-Andre ter Stegen, Ansu Fati, Raphinha dhe Alejandro Balde dhe zbuloi se kanë ardhur oferta të mira në emrat e tyre. Megjithatë, presidenti Joan Laporta ka lënë të kuptohet se FC Barcelona nuk ka ndërmend të shesë lojtarë.

“Ka oferta për Andreas Christensen, Pedri, Gavi, Ronald Araujo, Marc-Andre ter Stegen, Ansu Fati, Raphinha dhe Alejandro Balde. Por ne nuk jemi një klub që shet”,- ka thenë Joan Laporta, sipas ‘Mundo Deportivo’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll