Sport

Rritet tensioni Ancelotti - Real Madrid, ‘çështja’ Mbappé mbetet arsyeja numër një…

Tensioni është në anën e Real Madridit dhe çështja e sulmuesit francez Kylian Mbappe nuk është i huaj për të!

3 Korrik 2023, 12:40 Nga DOSJA
Rritet tensioni Ancelotti - Real Madrid, ‘çështja’

SPANJE - Ndërkohë që mercato verore po ecën ngadalë për momentin, Real Madrid  duket se ka vendosur të shtrëngojë vidat. 

Pasi hodhën më shumë se 100 milionë euro për Jude Bellingham, para se të përfundojnë ardhjet e Joselu dhe Fran Garcia, por edhe kthimi i Brahim Diaz nga huazimi, drejtuesit madrilènë nuk duan të bëjnë asgjë, edhe nëse kjo do të thotë të krijojë tensione me Carlo Ancelottin. 

Në çdo rast, kjo është ajo që siguron ‘Mundo Deportivo’, ngjall dyshime për një problem shumë të qartë për një çështje kapitale: kush është sulmuesi që do të zëvendësojë Benzeman.

Nga ana e Carlo Ancelottit, kërkohet me çdo kusht në vendin me numrin 9, një prioritet shumë i qartë i quajtur Harry Kane. Ndërkohë drejtuesit e Madridit nuk duan dhe refuzojnë të investojnë 100 milionë euro, apo edhe më shumë, për një sulmues që do të festonte 30-vjetorin e lindjes. Drejtuesit ‘los blancos’ kanë një dhe të vetmin prioritet: Kylian Mbappé! 

Qoftë këtë verë apo verën e ardhshme, Real Madridi nuk do të investojë në asnjë numër 9 përveç sulmuesit francez, siguron botimi spanjoll. Për hidhërimin e Carlo Ancelottit, i cili humbi shumë me largimin e Benzemas, dhe tani do të duhet të përpiqet për ta zëvendësuar atë me ata që ka, madje duke mbetur konkurrues në një nivel shumë të lartë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll