Sport

AC Milan shet gjithçka! Pasi morën 70 milionë për Tonalin, “djajtë” janë gati të japin edhe Maignan për 90 milionë euro...

AC Milan është i gatshëm të shesë Mike Maignan dhe ka vendosur një shumë ideale për portierin francez: 90 milionë euro!

3 Korrik 2023, 16:13 Nga DOSJA
AC Milan shet gjithçka! Pasi morën 70 milionë për Tonalin,

ITALI - Sezonin e kaluar, Mike Maignan, portieri titullar i Milanit, u dëmtua dhe rumuni Ciprian Tătărușanu pati mundësinë ta zëvendësonte dhe të mbronte portën e ‘kuqezinjve’. Milanezët pak kohë më parë kanë paralajmëruar ndarjen me portierin rumun, ndërkohë që tani janë të gatshëm të shesin edhe portierin e tyre titullar. 

Shtypi në Itali nuk e përjashton mundësinë që portieri francez të largohet nga formacioni në “San Siro”. Gazetarët e vendit Apenin besojnë se edhe Maignan mund të largohet, por vetëm për shumën prej 90 milionë eurosh.

“Tek Milani, të gjithë janë të transferueshëm për sa kohë që ka oferta të mira. Kështu ndodhi me Tonalin. Pra, nëse dalin 90 milionë euro, nga Premier League, apo nga kudo qoftë edhe për Maignan, atëherë edhe ai do t'i thotë lamtumirë skuadrës”,- shkruajnë gazetarët nga ‘Tuttomercatoweb’.

Te AC Milan, portieri francez Mike Maignan luajti 68 ndeshje, pësoi 59 gola dhe e ruajti në 29 ndeshje portën pastër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll