Sport

Nuk u ftua nga përfaqësuesja e Kosovës, sulmuesi kosovar gati të vishet kuqezi!

Sulmuesi 25-vjeçar deklaroi se tashmë që ka marrë pasaportën shqiptare ka mundësi që të luajë për Shqipërinë, por ende nuk e ka vendosur përfundimisht.

3 Korrik 2023, 12:43 Nga DOSJA
Nuk u ftua nga përfaqësuesja e Kosovës, sulmuesi kosovar gati

SLLOVENI - Kombëtares mund t’i bashkohet futbollisti nga Kosova, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar në Ligën e Parë të Sllovenisë për Murën. Shqipëria këto kohë nuk është se ka vuajtur për një rol të tillë, por gjithsesi kur vjen puna tek një si Mirlind Daku, padyshim që ka entuziazëm.

Është vetë ai që e deklaron mundësinë për të veshur fanelën kuqezi, në një intervistë për “Jutarnji List”. Sulmuesi 25-vjeçar deklaroi se tashmë që ka marrë pasaportën shqiptare ka mundësi që të luajë për Shqipërinë, por ende nuk e ka vendosur përfundimisht. Ai shprehet i zemëruar me ish-trajnerin e Kosovës, Alien Giresse, që nuk e ftoi në ekipin përfaqësues, ndërsa mendon se e meritonte.

Daku deklaron se do të luante me gjithë zemër për Shqipërinë. Ai është ende pjesë e Osijekut në Ligën e Parë të Kroacisë, ndërsa për Murën në Slloveni shënoi plot 27 gola në 53 ndeshje.

Për sulmuesin nga Kosova ekziston mundësia që të kalojë në Superligën e Rusisë, për Rubinin e Kazanjit, ku mund të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me rrogë 1 milionë euro në sezon. E përditshmja ruse, “Sport Ekspres” shkruan se për Dakun interesohet trajneri i Rubinit, Rashid Rahimov, dhe se transferimi mund të kushtojë 1.5 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll