Sport

Incident tragjik në një ndeshje fëmijësh! Jashtë fushës, një prind ‘i fortë’ tentoi të godiste me thikë një prind rival... (video)

Momente tronditëse në një ndeshje akademish në Spanjë. Një baba ka tentuar të godasë me thikë një baba tjetër, para syve të frikësuar të fëmijëve.

3 Korrik 2023, 13:53 Nga DOSJA

Incident tragjik në një ndeshje fëmijësh! Jashtë

SPANJE - Një incident tragjik ka ndodhur në një ndeshje akademish në Spanjë, konkretisht në rajonin e Cádiz.

Dy baballarë patën një debat shumë të ashpër gjatë ndeshjes. Të dy burrat janë konfliktuar edhe fizikisht midis tyre, teksa në fund njëri ka tentuar të godasë tjetrin me thikë, para syve të frikësuar të fëmijëve.

Fatmirësisht të pranishëm të tjerë dhe kalimtarët e rastit kanë parandaluar tragjedinë që mund të ndodhte. Kjo ngjarje e trishtë është kapur në video, e cila po bën xhiron e botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll