Bota

RAPORTI: 345 persona u dënuan me vdekje në gjysmën e parë të 2023 në Iran

Të Drejtat e Njeriut në Iran, me qendër në Norvegji, thanë se shifra prej 354 personash për gjashtë muajt e parë deri më 30 qershor ishte 36 për qind më shumë në të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur u ekzekutuan 261 persona.

3 Korrik 2023, 15:02 Nga DOSJA
RAPORTI: 345 persona u dënuan me vdekje në gjysmën e parë
Foto ilustruese

IRAN- Një raport i publikuar së fundmi nga organizata e të Drejtave të Njeriut në Iran (IHR) zbulon se të paktën 345 persona në gjashtë muajt e parë të vititi 2023 u ekzekutuan me varje nga autoritetet në vend. 

Grupet e të drejtave kanë akuzuar Teheranin për rritjen e rasteve të dënimit me vdekje për të përhapur frikën në të gjithë shoqërinë pas lëvizjes protestuese që shpërtheu shtatorin e kaluar për vdekjen e Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për shkeljen e rregullave të rrepta të veshjes për gratë, shkruajnë mediat e huaja. 

Të Drejtat e Njeriut në Iran, me qendër në Norvegji, thanë se shifra prej 354 personash për gjashtë muajt e parë deri më 30 qershor ishte 36 për qind më shumë në të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur u ekzekutuan 261 persona. 

Duke theksuar shqetësimet se grupet etnike jo-persiane janë prekur në mënyrë disproporcionale nga ekzekutimet në Iran, organizata theksoi se 20 për qind e të gjitha ekzekutimeve ishin të anëtarëve të pakicës sunite baluç. 

Sondazh

Poll