Bota

Paditet "Twitter", kompania e Elon Musk akuzohet se nuk paguan shërbimet e zyrës

Kompania e Elon Musk ka marrë një padi nga firma e infrastrukturës 'Facilitate', e cila akuzon platformën për mospagesën e shërbimeve për zyrat në Londër, Dublin, Sidnej dhe Singapor.

3 Korrik 2023, 14:57 Nga f.i
Paditet "Twitter", kompania e Elon Musk akuzohet se nuk paguan
Elon Musk

SHBA- Problemet ligjore të 'Twitter', duket se nuk kanë fund. Kompania e Elon Musk ka marrë një padi të re nga firma e infrastrukturës 'Facilitate', e cila akuzon platformën për mospagesën e shërbimeve për zyrat në Londër, Dublin, Sidnej dhe Singapor.

Sipas kompanisë, pasi Elon Musk mori përsipër Twitterin, kompania e tij nuk i kundërshtoi faturat, por nuk i kishte paguar ato.  Borxhet thuhet se fillojnë në tetor 2022, kur Elon Musk bleu 'Twitter', raporton Protothema.

Kompania pretendon se i detyrohet 203,115 paund për zyrat në Londër, 546,596 dollarë në Singapor dhe 61,318 dollarë për në Sidnej. Twitter tashmë është përballur me padi për mospagesë të pretenduar të qirasë në zyrat në mbarë botën.

 

twitter elon musk

Sondazh

Poll